Google ADS

“Real Madrid është skuadra më e mirë në botë”

22:47 | 14 Maj 2018
Arbresh.info

Për menaxherin e përgjithshëm të Juventusit, Beppe Marotta, skuadra e Real Madridit është skuadra më e mirë në botë.

Sipas Marottas, Real Madrid është rrugës së mirë për të fituar titullin e radhës në Ligën e Kampionëve.

Kujtojmë se Juventus këtë sezon është eliminuar nga gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve pikërisht nga Real Madrid.

“Real Madrid është skuadra më e mirë në botë”, është përgjigjur Marotta në pyetjen se si do ta përshkruante skuadrën nga Madridi.

“Ata po tregojnë performancë të lartë, siç tregojnë rezultatet në vitet e fundit. Janë afër të fitojnë sërish në Ligën e Kampionëve, dhe dua të kujtoj se ne (Juventusi) jemi skuadra e fundit që i kemi eliminuar nga kjo garë”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme