Real Madrid ka gjetur formulën për të mbajtur në skuadër Cristiano Ronaldon.
Portugezi ka më shumë se një muaj që ka vënë në dilemë të ardhmen e tij, pas publikimit të lajmit se është i pakënaqur dhe do të largohet gjatë kësaj vere.
Por, skuadra kampione e Evropës ka menduar se si ta mbajë në skuadër lojtarin më të mirë në botë.
Real Madrid pritet ta ngritë në hierarki Ronaldon, duke e bërë kapitenin e tretë të skuadrës, pas Sergio Ramosit dhe Marcelos.
Ronaldo do ta zë vendin e Pepes, që u transferua në Turqi te Besiktas.
Ky rol i jep përgjegjësi të shtuar Ronaldos, që bëhet pjesë e vendimmarrjes te Real Madrid.
33 vjeçari si kapiten i tretë do të takohet me presidentin Perez së bashku me Ramosin dhe Marcelon, për të diskutuar çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me skuadrën e parë.
Ronaldo edicionin e kaluar ishte kapiteni i katërt i Realit, dhe vendin e tij do ta zë Karim Benzema.
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...