Real Madrid e ka shkatërruar skuadrën e Sevillas, duke fituar me rezultat 5 me 0 në takimin e xhiros së 15-të, në kuadër të La Ligës.
Kampioni aktual i La Ligës, vinte nga një fitore në mesjavë ndaj Borussia Dortmund, në kuadër të Ligës së Kampionëve dhe si duket forma e mirë ka vazhduar edhe në kampionatin spanjoll.
Po ashtu një lajm i mirë para kësaj ndeshje për skaudrën vendase, ishte edhe shpallja e Cristiano Ronaldos, si lojtari më i mirë në botë nga revista franceze “France Football”.
Reali e filloi mirë takimin, pasi qysh në minutën e tretë të ndeshjes, kaloi në epërsi, nëpërmjet mbrojtësit, Nacho, i cili shënoi për rezultatin 1 me 0.
Pas 20 minutash lojë, ‘Los Blancos’ shënuan edhe golin e dytë të takimit, kësaj radhe shënoi sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo, për rezultatin 2 me 0, shkruan arbresh.info.
Sevilla ishte e pa fuqishme ndaj sulmeve të skuadrës së Zinedine Zidane dhe nuk arritën të rrezikojnë asnjëherë portën e Real Madridit.
Në minutën e 31-të, mbrojtësi brazilian, Marcelo, fitoi një penallti. Këtë penallti në gol e konvertoi, Cristiano Ronaldo. Ky ishte goli i dytë personal i portugezit si dhe i katërti në këtë sezon.
Reali shënoi edhe dy herë brenda pjesës së parë, në minutat 38 dhe 42, nëpërmjet Toni Kross dhe Achraf Hakimi, për të mbyllur pjesën e parë në epërsi prej 5 me 0.
Pjesa e dytë, ishte gjithçka në kontroll të Reali edhe pse mysafirët tentuan disa herë të shënonin golin e nderit.
Me këtë fitore Real Madridi, renditet në pozitën e tretë me 31 pikë ndërsa Sevila mbetet në pozitën e pestë me 28 pikë. /arbresh.info/
Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në vlerë prej...
Kushtetuesja e Speciales hudh poshtë referimin e Thaçit lidh...
LDK: Vazhdojnë përgatitjet drejt fitores së madhe!
Gjesti krijon momente magjike në oborrin e BBVK3, në orën 4 ...
“Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël”, Rama ...
Bombardimet pakistaneze në Afganistan vrasin 46 persona