Real Madridi ka fituar 3:0 në fushën e Deportivos, duke e nisur La Liga-n me këmbë të mbarë.
Trajneri Zinedine Zidane është shprehur i lumtur pas suksesit të radhës, duke përgazuar grupin e lojtarëve që ka në dispozicion: “Luajtëm mirë një ndeshje të plotë. Hera-herës na u desh të vuanim, por e kemi kontrolluar lojën shumë mirë.
Natyrisht, mund të gjesh edhe gjëra të këqija, por përmbajtja ka qenë përgjithësisht shumë e mirë. Goli i dytë, me më shumë se 40 prekje? Kjo është ajo që ne dimë të bëjmë, sepse kemi lojtarë për të. Ne punojmë në stërvitje. Jam i lumtur me këtë fillim, por na mbetet ende shumë për të bërë. Ta fillosh kështu kampionatin dhe kundër një rivali që nuk është i lehtë është gjëja më e mirë. Afati kalimtar? Unë dua të kem në dispozicion këtë grup lojtarësh, shpresojmë të mos bëjmë asnjë ndryshim deri më 31 gusht, sepse çdo gjë mund të ndodhë”.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?