Real Madrid e ka gjobitur Gareth Bale

11:20 | 9 Janar 2019
Arbresh.info

Gareth Bale ka marrë një lajm aspak të mirë nga Real Madrid.

Real Madrid e ka gjobitur Gareth Balen, pas veprimit që kishte bërë në humbje ndaj Real Soceidadit në fundjavën e kaluar.

Uellsiani ishte larguar nga Santiago Bernabeu, ende pa përfunduar ndeshja, ndërsa madrilenët pësuan humbje me rezultat, 0:2, përcjell lajmi.net.

Real Madrid ka vendosur ta gjobitë Balen, pasi reagimi i tij ishte i turpshëm për klubin.

Kështu, uellsiani rrezikon të humbet edhe disa ndeshje edhe pse tani është i lënduar, ndërsa largimi i tij në verë është i pashmangshëm

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme