Real Madrid e ka konfirmuar dominimin ndërkombëtar, duke shtuar edhe një tjetër trofe prestigjioz në koleksionin e tij.
Skuadra spanjolle e ka fituar Kupën Interkontinentale pasi ka mposhtur skuadrën meksikane Pachuca, duke siguruar fitore me rezultat 3-0 në finalen e zhvilluar të mërkurën në Lusail.
Ndeshja ka filluar e ekuilibruar, me të dy skuadrat që kanë shfaqur ambicie për të kontrolluar lojën. Megjithatë, me kalimin e minutave, Real Madrid ka shtrirë dominimin.
Goli i parë ka ardhur në minutën e tridhjetë e shtatë, kur Kylian Mbappe ka realizuar nga afërsia pas një pasimi të saktë të Vinícius Junior.
Pjesa e parë ka përfunduar me avantazhin minimal 1-0 për skuadrën spanjolle.
Në pjesën e dytë, Real Madrid ka vazhduar presionin dhe në minutën e pesëdhjetë e tretë, Rodrygo ka dyfishuar epërsinë me një gjuajtje të fortë nga distanca, duke mposhtur portierin e Pachuca.
Fitorja është vulosur në minutën e tetëdhjetë e katërt, kur Vinícius Junior ka realizuar nga pika e bardhë e penalltisë, duke çuar rezultatin përfundimtar në 3-0./rtk
Bedri Hamza: Me Fondin e Papunësisë dhe Gjykatën e Punës për...
Atentat me armë zjarri në Vlorë -Plagosen 2 persona, njëri p...
Zelensky takon liderët e BE-së në Bruksel, para kthimit të T...
Zv.ndihmëssekretari amerikan i Shtetit në Shqipëri për 5-vje...
Hamza: Brengë për mua janë preokupimet e qytetarëve, jo part...
Debat me tone të larta mes Xuxit dhe Sarës, shkak aktrimi