Real Madrid e do Edin Dzekon

21:56 | 18 Nëntor 2018
Arbresh.info

Mund të ju duket si e pamundur, mirëpo Real Madrid po e monitoron Edin Dzekon.

Real Madrid është i interesuar në transferimin e Edin Dzekos në afatin e janarit.

Skuadra spanjolle po kalon nëpër një krizë të golave edhe pse është rikthyer te fitoret, përcjell “lajmi.net”.

Real Madrid ka dërguar zyrtarët e tyre për ta shikuar Dzekon në miqësore që Bosnja po e zhvillon ndaj Spanjës në ‘Estadio de Gran Canaria’.

Madrilenët duan që boshnjaku të jetë pjesë e tyre, pas formës së lartë që po tregon edhe te Roma.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme