Real Madrid synon të shesë një sërë lojtarësh këtë verë.
Los Blancos është i prirë të shkarkojë Eden Hazard, Luka Jovic dhe Mariano Diaz këtë verë në përpjekje për të financuar lëvizje të mëdha në tregun e transferimeve.
Madrilienët janë lidhur me një lëvizje për yllin e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe dhe raportet sugjerojnë se ata nuk kanë hequr dorë nga shpresat për të nënshkruar me sulmuesin e Borussia Dortmund, Erling Haaland.
Ndërsa sulmuesi francez do të ishte në gjendje të lëvizte për asgjë, do të kishte ende pagesa të konsiderueshme për agjentët ndërsa Haaland – i cili ka një klauzolë lirimi prej 70 milionë euro në kontratën e tij – thuhet se kërkon të fitojë më shumë se 500 mijë funte në javë.
“AS” raporton se Madridi është i vetëdijshëm për nevojën e tyre për të ulur faturën e pagave dhe ka theksuar Hazard, Jovic dhe Marianon sit re lojtarët që do të donin t’i shisnin.
Ata pretendojnë se reprezentuesi belg, Hazard merr rreth 30 milionë euro në sezon, ndërsa Luka Jovic rreth 10 milionë euro, krejt në fund Mariano fiton 9 milionë euro në sezon.
Shifra totale e kursyer në këto paga, rrjedhimisht, del të jetë 49 milionë euro.
Ai përfaqëson një kursim të konsiderushëm në krye të atyre që do të largohen me një transferim të lirë në verë, përkatësisht shokët e tjerë të përjashtuar Gareth Bale, Isco dhe Marcelo./Arbresh.info
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...