Real Madrid do të ketë një tjetër mungesë për ndeshjen e parë të vitit 2022 si pasojë e pezullimit.
Nuk ishte një javë aspak e lehtë për “Los Blancos”, të cilët humbën tetë lotjarë nga Coronavirusi përpara ndeshjes së tyre me Athletic Bilbaon mbrëmë.
Siç doli, Real Madrid gjithsesi arriti të fitonte 2-1 në “San Mames”, një arritje e shkëlqyer duke pasur parasysh numrin e mungesa me të cilat po përballeshin.
Të tillë si Marco Asensio, Rodrygo, Luka Modric dhe David Alaba ishin të gjithë në mesin e atyre që mungonin.
Dhe ata gjithashtu kishin Daniel Carvajal të lënduar dhe Casemiron e pezulluar, por ka shpresë se shumica e atyre që u përjashtuan për ndeshjen ndaj Bilbaos mund të kthehen pas pushimit të shkurtër.
Carlo Ancelotti duhet të ketë një skuadrë të përforcuar për përballjen me Getafen më 2 janar, po ka një mungesë të re.
Mesfushori Eduardo Camavinga do të mungojë për shkak të pezullimit, i riu ka arritur kufirin e kartonëve të verë pas u dëshkua në “San Mames”.
Fatmirësisht për Ancelottin, mesfushori Casemiro do të kthehet nga pezullimi për udhëtimin e shkurtër të Getafes.
Camavinga do të rikthehet pas ndeshjes kundër Getafes, në gjendje të luajë në përballen me Alcayano në kuadër të Copa del Rey dhe më pas kundër Valencias në LaLiga./Arbresh.info
ATK: Të hyrat tatimore për këtë rreth 950 milionë euro
Policia e Kosovës shpërndau dhurata për fëmijët edhe në Gjil...
Ministri Peci shpalos të arriturat e ministrisë së Bujqësisë...
Hamza takon ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, diskutojnë për ...
Shkup: Partitë shqiptare vazhdojnë përplasjet për Ligjin e g...
SPAK njoftim zyrtar për Erion Veliajn, i përgjigjet për kall...