Google ADS

Real Madrid do të jetë me skuadër të kompletuar kundër PSG

15:21 | 13 Shkurt 2022
Lorik Gerbeshi

Real Madrid do të përballet të martën kundër Paris Saint-Germain në ndeshjen hapëse për 1/16 e finales së Ligës së Kampionëve.

Dyshimet më të mëdha qëndronin mbi Karim Benzeman, se a do të jetë i gatshëm për këtë ndeshje, për shkak të një lëndimi që e kishte pësuar.

Për këtë gjë, sulmuesi francez nuk ishte në dispozicion të skuadrës për tre ndeshje.

E siç raporton “The Madrid Zone”, Real Madrid do të jetë me skuadër te kompletuar kundër parisienëve, pasi edhe Benzema do të jetë i gatshëm për këtë përballje.

“Real Madrid do të jetë me skuadër të kompletuar për ndeshjen kundër Parisit, të gjithë janë në dispozicion. Benzema është i përfshirë në listë”, thuhet një njoftimin e tyre./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme