Google ADS

Real Madrid dhe Ramos refuzohen nga Harvey Elliott

13:10 | 31 Maj 2020
Arbresh Info

Talenti i Liverpool-it, Harvey Elliott ka refuzuar mundësinë për të kaluar te Real Madrid.

Elliott para dy sezoneve iu bashkua “Reds”, ndërsa kishte mundësinë për të kaluar në “Santiago Bernabeu”, por e ka refuzuar, transmeton portali arbresh.info.

Sipas Athletic, Elliott gjithashtu ka refuzuar mundësinë për tu takuar me Sergio Ramos shkaku i faullit që i kishte bërë në finale Mohamed Salah, ndeshje të cilën “Galaktikët” fituan 3-1.

“Jo, është mirë, faleminderit. Nuk e pëlqej pas asaj që i bëri Mo Salah”, tha ai kur iu ofrua mundësia për të takuar Ramos.

Elliott thuhet se është tifozë i zjarrtë i Liverpool, andaj nuk mendon të largohet nga “Anfield”./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme