Real Madrid ka barazuar pa gola ndaj Rayo Vallecanos, në kuadër të xhiros së 12-të, në La Liga.
Federico Valverde humbi rastin më të mirë në pjesën e parë për të kaluar madrilenët në avantazh por që në vend ishte Dimitrievski, shkruan Arbresh.info.
Kujtojmë që në minutën e 66-të, Vinicius shënoi gol por nuk u pranua si shkak i pozitës jashtë loje.
Reali vazhdoi të sulmonte deri në fund, por asesi të gjente golin e fitores.
Portier i Vallecanos Dimitrievski, ishte në natën e tij, sonte ai u zgjedh njeriu i ndeshjes.
Pas këtij barazimi Reali, lëshon kreun e tabelës, ku tani më prinë sensacioni i kësaj sezone në La Liga, Girona, me 31 pikë pas 12 ndeshjeve.
Los Blancos ndeshjen e ardhshme në La Liga e luajnë sërish në “Santiago Bernabeu” ndaj Valencias, por para kësaj sfide zhvillojnë ndeshjen e radhës në Champions League, ndaj Bragës./Arbresh.info/
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...
Fjalim prekës nga gjyshit i 14-vjeçarit të vrarë: S’dua t’i ...