Real Madrid dëshiron të nënshkruajë me Jude Bellingham në vitin 2023.
Sipas “Diario AS”, Los Blancos e shohin 18-vjeçarin si trashëgimtarin e duhur të Luka Modric për mesfushën.
Bellingham po bën paraqitje të nivelit të lartë në Bundesligë me Borussia Dortmund dhe po fiton vlerësime të mira për paraqitjet e tij.
Arsyeja pse operacioni nuk do të zhvillohet deri në vitin 2023 është sepse Modric ka fituar një tjetër sezon në Santiago Bernabeu.
Kroati ka qenë imperativ për Carlo Ancelottin këtë sezon dhe synon të ndihmojë vendin e tij të performojë në Kupën e Botës “Katari 2022”.
Bellingham do të jetë pejsë e një mesfushe të re te Madridit, pasi klubi spanjoll kërkon të rifresojë motorin që ka qenë kryesisht i pandryshuar për një dekadë, Modric, Casemiro dhe Toni Kroos.
Por me yllin e Monacos, Aurelien Tchouameni, i synuar gjithashtu verën e ardhshme, mund të jetë një kuartet me Tchouamenin, Bellingham, Fede Valverde dhe Eduardio Camanvinga.
Dortmundi nënshkroi me Bellingham nga Birmingham City dy vjet më parë për një tarifë prej 25 milionë euro./Arbresh.info
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë