Real Madrid bënë ‘shopping’ në Londër

16:31 | 15 Shkurt 2018
Arbresh.info

Klubi mbretëror Real Madrid është lëshuar në sulm për futbollistin e Tottenhamit, Toby Alderweireld, transmeton arbresh.info nga Mirror.

Futbollisti nga Belgjika mund të përfundojë në Real Madrid në vitin 2019 atherë kur i skadon kontrata.

Raportet e tij aktuale me klubin nuk janë aq të mira pasi që ai nuk është ftuar as në ndeshjen e fundit nga Tottenham për sfidën nga Juventusit.

28-vjeçari që nga viti 2016 është pjesë e Tottenhamit.

Ai është pjesë edhe e Përfaqësueses së Belgjikës. /arbresh.info/

Image result for Toby Alderweireld

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme