Real Madrid – Bayern Munchen, e pabesueshme se çka ndodhi në zhveshtore

11:14 | 19 Prill 2017
Arbresh.info

Real Madridi fitoi në kohën shtesë 4-2 ndaj Bayern Munichut dhe kështu u kualifikua në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Në këtë ndeshje kishte shumë momente për t’u diskutuar pasi gjyqtari Viktor Kassai bëri disa gabime në referim.

Futbollistët e klubit gjerman ishin shumë të nervozuar nga ato pasi besojnë se kanë ndikuar në eliminimin e  tyre.

Gazetari i Marcas, Jose Luis Sanchez‏, i cili ishte në stadiumin Santiago Bernabeu, ka zbuluar se Vidal, Thiago Alcantara dhe Robert Lewandowski dhe kanë nga dhoma e zhveshjes së klubit bavarez dhe kanë fyer gjyqtarin kryesor.

Gjërat kishin shkuar aq larg sa është dashur edhe intervenimi i policisë të ndalojë treshen e lartpërmendur që situata mos të eskalojë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme