Google ADS

Real Madrid, Bayern, Inter e Sociedadi sonte mund të kalojnë fazën e grupeve të Champions League

09:27 | 8 Nëntor 2023
D.H

Edhe sonte vazhdojnë ndeshjet e xhiros së katërt në Uefa Champions League.

Skuadrat e grupeve A, B, C, D zhvillojnë takimet e radhës gjatë ditës së sotme, shkruan Arbresh.info.

Dy ndeshjet që e hapin ditën e sotme janë Napoli-Union Berlin në kuadër të grupit C dhe Real Sociedad-Benfica në kuadër të grupit D.

Këto dy sfida nisin me fillim nga ora 18:45.

Ndërsa gjatë mbrëmjes sfida kryesore do të jetë në Londër, aty ku përballen Arsenal-Sevilla, duel i fortë ku vendasit me një fitore mund të jenë shumë afër kualifikimin për raundin tjetër, teksa mysafirët teksa për mysafirët një humbje eventuale do ti shkaktonte telashe për kualifikim.

Kjo ndeshje është në kuadër të grupit B, teksa sfida tjetër e këtij grupi është ndaj PSV së Holandës dhe Lensit të Francës.

Bayern Munich luan ndaj gjigandit turk Galatasaray, ku me një fitore siguron kualifikim në raundin e 16-të, më të mirëve, teksa sfida tjetër e grupit A është ndërmjet Copenhagës dhe Manchester United.

Real Madridi është nikoqir i Bragës në ndeshjen e katërt të grupit B, mbretërit me një fitore eventuale kalojnë grupin.

Teksa edhe Interi nëse arrin të shënoj një fitore në udhëtim te Salzburgu do të jetë në top 16 skuadrat më të mira në Uefa Champions League, sfida nis me fillim nga ora 21:00, e luhet në kuadër të grupit C./Arbresh.info/

Të ngjashme