Klubi mbretëror Real Madrid dhe Atletico Madrid kanë luajtur barazim 1:1 në derbin e javës në La Liga.
Xhiroja e 31-të në elitën e futbollit spanjoll, vuri përballë dy skuadrat e Madridit, Realin dhe Atleticon, që luajtën barazim 1:1.
Të dy golat e kësaj ndeshje u shënuan në fillim të pjesës së dytë.
Ishte Ronaldo që në minutën e 53’ kaloi në epërsi Realin me një gol jashtëzakonisht të bukur.
Gëzimi i Realit nuk zgjati më shumë se katër minuta, me Griezmann që barazoi në 1:1.
Deri në fund të ndeshjes, rezultati mbeti i pandryshuar, me Atleticon që mbetet në vendin e dytë me 68 pikë, katër më shumë se Reali që renditet në vendin e tretë.
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë