Google ADS

Real Madrid apo Liverpool? Vendos Alisson Becker

10:10 | 19 Qershor 2018
Arbresh Info

Real Madridi është duke udhëhequr garën kundër Liverpoolit për të nënshkruar me portierin e AS Romas, Alisson Becker.

Real Madridi dhe Liverpooli kanë qenë të dy duke kërkuar transferimin e portierit të AS Romas.

‘Los Blancos’ kanë fituar titullin në Ligë të Kampionëve në tri vitet e fundit me portierin Keylor Navas, por pasi Zinedine Zidane nuk është më në detyrë në pozitën e trajnerit, ylli i Costa Ricas mund të largohet, transmeton portali arbresh.info.

Ndërkohë, Liverpooli synon zëvendësimin e Loris Kariusit si pasojë e performancës së tij të tmerrshme në finalen e Ligës së Kampionëve.

Alisson është duke u kërkuar shumë pas impresionimit te Roma gjatë fazave të tyre në kompeticionin evropian.

Sidoqoftë reprezentuesi brazilian besohet se preferon transferimin te Real Madridi në Bernabeu./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme