Google ADS

Real Madrid apo Barcelona? Garnacho: Real Madrid, e thjeshtë

22:23 | 6 Shkurt 2024
D.H

Talenti i Manchester United, Alejandro Garnacho ka zbuluar të preferuarin e tij mes dy ekipeve gjigantëve spanjoll, Real Madrid dhe Barcelonës.

Argjentinasi është pyetur se cila nga dy skuadrat në fjalë është e preferuara e tij dhe sulmuesi 19-vjeçar është përgjigjur pa u menduar gjatë, duke thënë se pëlqen “Los Blancos”: “Real Madrid, e thjeshtë”.

Garnacho njihet për admirimin e madh që ka për ish-yllin e Madridit, Cristiano Ronaldon. Madje sulmuesi i Manchester United ka festuar si portugez pas shënimit të golave ​​për “Djajtë e Kuq”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme