Real Madrid ambientohet në Torino, shikoni si pritet Cristiano Ronaldo

17:48 | 2 Prill 2018
Arbresh.info

Nesër mbrëma do të rikthehet gara më e fortë evropiane për klube, Liga e Kampionëve, me një super ndeshje.

Në qytetin e bukur italian, Torino, do të përballen dy gjigantë të futbollit evorpian, të cilët sezonin e kaluar ishin finalist të kësaj gare.

Juventus – Real Madrid, do të jetë çerekfinalja e parë që do të zhvillohet në këtë javë.

Tashmë, kampioni aktual, Real Madrid, ka ateruar në Torino dhe është ambientuar në hotelin e tyre.

Qindra tifozë ishin mbledhur para hotelit të skuadrës spanjolle, për të pritur yjet e skuadrës, e në veçanti superylllin portugez, Cristiano Ronaldo.

Që të dy skuadrat janë të gatshme për këtë sfidë dhe të kompletuara sa i përket lojtarëve.

Ndeshja do të zhvillohet në “Allianz Stadium”, me fillim të orës 20:45. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme