Real Madrid ka ëndërra të madha, andaj edhe dëshiron të bashkojë dy nga yjet e rinjë më të ndritur dhe më të mirë të futbollit.
“Los Blancos” ka qenë prej kohësh i lidhur me Kylian Mbappen të Paris Saint-Germain dhe Erling Haaland të Borussia Dortmund, po u pa si joreale që Madridi të mund të merrte shërbimet e të dyve. Por kjo është pikërisht ajo që ata po planifikojnë të bëjnë.
Sipas raportimeve nga “Fichajes”, gjigandët spanjollë po planifikojnë një lëvizjë për Mbappen kur kontrata e tij të mbarojë me parisienët në verë, dhe do të shikojnë që si partner të tij në sulm, të shtojnë yllin norvegjez, Erling Haaland.
Shefi ekzekutiv i Borussia Dortmund, Hans-Joachim Ëatze konfirmoi se Real Madrid kishte regjistruar një interes për Haaland kur foli për “BILD”, por Mino Raiola që atëherë ka mohuar pretendimet se Haaland ka një marrëveshje me Madridin.
Me Mbappen dhe Haaland të supozuar të jenë dy superyjet e së ardhmes së futbollit botëror, teksa mbretërimit të Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldo po i vjen fundi i pashmangshëm, nënshkrimi i jo njërit, por të dy mrekullive do të ishte masiv për të siguruar përspektivat e futbollit të çdo klubi.
Megjithatë, ajo që duhet theksuar është se kjo do të kërkonte gjithashtu një angazhim masiv për sa i përket pagave dhe tarifave të transferimeve, me të dy lojtarët të vlerësuar jashtëzakonisht lart./Arbresh.info
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet