Me një avantazh prej katër golave, Real Madridi vazhdoi shkëlqimin duke siguruar edhe tri pikë të tjera.
Gjiganti spanjoll siguroi fitore bindëse në Bernabeu pasditen e sotme (e shtunë) ndaj Deporitvo Alaves, ndeshje e zhvilluar në kuadër të xhiros së 25-të në La Liga, shkruan portali arbresh.info.
Cristiano Ronaldo realizoi dy herë (44′) (61′), ndërsa Karim Benzema (89′) dhe Gareth Bale (46′) realizuan nga një gol në portën e skuadrës së Aberlardo Fernandez.
Lojtari i ndeshjes është sulmuesi uellisian Gareth Bale, i cili shfaqi një performancë solide para 75 mijë tifozëve në Bernabeu. 28-vjeçari, i cili realizoi një gol dhe arriti të godas shtyllën, është vlerësuar me notën 9.8.
Cristiano Ronaldo është vlerësuar me notën 9.4, Karim Benzema me notën 9.5, ndërsa me notë të lartë janë vlerësuar edhe Hernanez (8.7), Vazquez (5.5), Carvjal (8.4 ) dhe Keylor Navas (8.1).
Lojtari me notën më të dobët është mbrojtësi anësor i Deportivo Alaves Alexis Ruano (5.1)./arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...