Real Madird shpreh interesim për Mason Mount

20:41 | 22 Nëntor 2021
KRG

Klubi spanjoll, Real Madrid, ka shprehur interesim për yllin e skuadrës angleze, Mason Mount.

Mount i cili është duke treguar formë mjaftë të bukur tek Chelsea, ka rënë në “radarin” e madrilenëve.

Sipas “Fichajes”, Reali ka interesim për Mount, por gjithashtu kanë shprehur interesim edhe dy skuadra të tjera gjigante si Manchester City dhe Bayern Munich.

Mount gjatë këtij sezoni ka shënuar tre gola dhe ka krijuar dy asistime në nëntë paraqitje në Premier Ligë.

“The Blue” kanë hasur në disa probleme, pasiqë në verë do t’i skadon kontrata disa prej yjeve të skuadrës, si  Andreas Christensen, Thigao Silva, Antonio Rudiger dhe Cesar Azpilicueta. /arbresh.info/

Të ngjashme