Real lejon huazimin e Jovic, gjiganti italian favorit

13:29 | 26 Maj 2020
Arbresh Info

Real Madrid është i gatshëm ta lejojë sulmuesin Luka Jovic, të huazohet te Milan gjatë verës.

Jovic u transferua në “Santiago Bernabeu” verën e kaluar nga Eintracht Frankfurt, por është i lidhur me kalimin te Milan vetëm pas një sezoni, transmeton portali arbresh.info.

Thuhet se “Rosonerët” nuk do munden të transferojnë Jovic, por kanë mundësinë për ta huazuar duke e ribashkuar me Ante Rebic në “San Siro”,  me të cilin formoi një dyshe të frikshme te Eintracht Frankfurt.

Forma jo e mirë e lojtarit këtë sezon ka humbur besimin e “Los Blancos”, andaj pritet që në pozitën e tij të transferohet ndonjë lojtarë tjetër.

Kylian Mbappe dhe Erling Haaland shihen si lojtarët e kërkuar nga “Galaktikët”./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme