Real-i refuzon të nis negociatat për rinovimin e kontratës, Ramos i zemëruar me klubin

23:25 | 7 Maj 2020
Arbresh Info

Kapiteni i Real Madrid, Sergio Ramos është i shumë i zemëruar me klubin sepse negociatat për rinovim ende nuk kanë nisur.

Spanjollit i skadon kontrata pas një vit dhe dëshiron që sa më parë ta rinovojë, transmeton portali arbresh.info.

Mirëpo, “Los Blancos” ende nuk kanë pranuar për të filluar negociatat dhe kjo e ka zemëruar 35-vjeçarin.

Real-i dëshiron që se pari t’ia rinovojë kontratën mesfushorit Casemiro, i cili është në moshë më të re.

Kurse, Ramos kërkon kontratë afatgjate dhe jo vetëm 12 muaj rinovim, pavarësisht që rregulli i klubit spanjoll është që lojtarët mbi moshën 30-vjeçare, t’iu rinovohet kontrata vetëm për një vit./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme