Ardon Jashari i cili aktualisht është lojtar i Luzernit të Zvicrës ka rënë në sytë e gjigantit spanjoll, Real Betis.
Mesfushori 20-vjeçar është duke treguar nivel të lartë tek skuadra zvicerane, shkruan arbresh.info.
Sipas AS, Real Betisi ka shprehur interesim për kosovarin.
Jashari, otra ‘opción Collado’ https://t.co/7PVNKg8bxM a través de @diarioas
— José María López 🤝 (@jmlopez86) July 29, 2023
Megjithatë, Betisi nuk e sheh shumë për këtë sezon, por she te futbollisti një opsion interesant për të ardhmen që megjithatë duhet të lidhet sa më shpejt për shkak të rivlerësimit të mundshëm.
Interesim për Jasharin ka shprehur edhe Baseli, mirëpo një gjë të tillë skuadra aktuale e kosovarit e ka refuzuar.
20-vjeçari ka arritur të bëjë dy paraqitje me ekipin e parë të kombëtares së Zvicrës dhe llogaritet të jetë e ardhmja e kombëtares zvicerane.
Jashari në sezoni e kaluar është paraqitur në 37 ndeshje, ku shënoi një gol dhe krijoj dy asistime. /arbresh.info/
Rama: Nis puna për rilindjen e Muzeut Arkeologjik të Korçës
Kurti viziton Rezidencën e Rugovës: Restaurimi po udhëhiqet ...
U ndalua për 48 orë polici që dyshohet se shkaktoi aksidenti...
Policia e Kosovës konfiskon armë dhe municione në Zveçan, li...
Burimi tregon forcën me Anisën në shpinë – banorët shkrihen ...
Balluku: Më 1 dhjetor paraqesim planin e uljes së çmimit të ...