Real 0-1 Betis: Notat e lojtarëve, një ish-madrilen më i miri në fushë

00:20 | 21 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Real Madrid ka pësuar humbje të papritur në ligën elitare spanjolle. 

Madrilenët nuk triumfuan para shikuesve të vetë kundër Real Betisit duke humbur me rezultat minimal prej 1-0.

Kjo ka bërë që kampioni aktual i La Ligas të mos mund ta kalojë rekordin e Santosit, i cili kishte shënuar të paktën një gol në 73 takime.

Tashmë mediat botërore kanë nxjerr edhe notat e lojtarëve, ku padyshim më i miri në fushë ishte portieri Adan.

Ky i fundit për pesë vjet ishte anëtar i Realit dhe kjo duket se e motivoi shumë dhe ndali çdo gjuajtje në portën e Betis, e cila gjë bëri të marrë notën më të lartë 9.

Te Reali më i miri ishte mesfushori gjerman Toni Kroos, i cili u vlerësua me notën 7.3.

Ndryshe, Reali aktualisht ka shtatë pikë më pak se Barcelona e vendit të parë. /Telegrafi/

rrr-2-e1505945167136 rrr-3-e1505945198394

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme