Edi Reja ka deklaruar se përfaqësuesja shqiptare është kthyer në garë për objektiva të rëndësishëm në kualifikuese.
Në fjalët e tij për “SuperSport”, ai komplimentoi ekipin, por pranoi se ishte i kënaqur përgjysmë nga sulmi, teksa shpjegoi edhe pse Broja nuk luante titullar.
“Kur flitet për Poloninë e 4-1 thuhet se nuk ishim, por kemi luajtur më mirë se Polonia.
Kemi bërë edhe sot një ndeshje të mirë. Në pjesën e parë kemi krijuar disa mundësi, duhej të konkretizonim më parë pastaj erdhi ky gol që na liroi. Por duhet t’i njohim meritat e Hungarisë që luftoi e na bëri të vuajmë me topa të gjatë.
Të mundësh Hungarinë që ka luajtur në Europian, nuk është pak. Vuajtëm sidomos në aspektin fizik, gjithçka e merituam se djemtë ishin të fokusuar me kokë dhe zemër. Në fazën mbrojtëse kemi bërë një ndeshje të mirë, ndërsa përpara me episode, duhet të jemi më konkretë, kemi humbur disa mundësi të mira.
Nuk ka titullarë, ka shënuar edhe Çikalleshi. Çfarë të bëj? Të hedh Brojën, Çikollashin?
Ta shohim! Nëse vjen në formë e me kondicion, të shohim se si do të jetë me klubin. Nëse luan titullar duhet marrë në konsideratë. Ai ka aftësi të rëndësishme. Ka një talent dhe hapësirë rritje nga mosha që ka, por duhet përmirësuar në shumë aspekte. Në kombëtare nuk është si klubi, aty ke kohë për gjithçka, por këtu nuk e ke këtë mundësi. Çdo top që merr është një top që duhet ta luash, jo ta humbasësh.
Duhet administruar më mirë topi. Ne kemi humbur shumë mundësi, edhe kur shënuam duhej të mbanim më mirë topin, jo ta hiqnim. Një skuadër në avantazh duhet të luajë me më pak presion, por kjo është një ndeshje vendimtare. Po të humbej ishim jashtë, por sot u kthyem në garë dhe treguam se jemi të gjallë.
Mund të jetë një imazh i 1 person, përfshirja në një sport dhe teksti që thotë “UZUN 11”
Çfarë i thashë Brojës? I kam thënë vetëm pozicionin që duhej të mbante dhe sidomos të bënte të dy fazat me top apo jo, se në ato 20 minuta duhet të punojë për ekipin. Ai bëri mirë, edhe duke gjetur pozicionet. Ai duhet të vihet në pozicion që t’u japë lehtësi mesfushorëve. Nëse ai e mëson edhe këtë… trajneri që ka tani nuk e vinte të luante se futbolli ka dy funksione. Kur ai të mësojë të bëjë gjërat pa top, do të bëhet një lojtar i kompletuar.
Kemi 28 lojtarë, me raste bëjmë zgjedhje me të tjerë. Të gjithë këtu, nuk ka titullarë e zëvendësues. Unë bëj zgjedhje.
Nëse i pranojnë, mirë, përndryshe rrinë në shtëpi.
Objektivi? Do të luajmë shanset tona, tani kemi San Marinon, një ndeshje që duhet ta përballojmë në mënyrën e duhur. Pasta do të luajmë shanset me Poloninë.
Duhet të hakmerremi për humbjen e rëndë. Por kemi ndeshje të rëndësishme, t’i luajmë me radhë, të mundohemi të marrim tre pikët me San Marinon nëse jemi të aftë e pastaj të shohim. Të shohim në çfarë gjendje do të vijnë lojtarët, kush është në formë nuk jemi në kushte që të gabojmë diçka. Ne derisa të ketë shanse, do të luajmë deri në fund shanset tona”, tha Reja.
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...