Reagon Zidane: S’e kam ofenduar askënd, Bale s’luajti sepse nuk deshi vetë

09:45 | 23 Korrik 2019
Arbresh Info

Zinedine Zidane pohon se Gareth Bale kishte refuzuar të paraqitjet për Real Madridin në ndeshjen parasezonale kundër Bayern Munich dhe këmbëngul se asnjëherë nuk e ka ofenduar askënd.

Trajneri i Real Madridit Zidane tha të shtunën në mbrëmje pasi Bayerni e mundi skuadrën e tij 3:1 se Bale është shumë pranë largimit nga klubi dhe se shkuarja e tij do t’i bënte nder të dy palëve, duke shtuar se nuk ka asgjë personale me uellsianin, transmeton Gazeta Express.

Menaxheri i Bale, Jonathan Barnett, ndërkohë, reagoi ashpër ndaj komenteve të Zidane, duke e quajtur francezin të pacipë dhe duke e akuzuar atë për mungesë respekti ndaj një lojtari, siç e përshkroi, që ka bërë aq shumë për Real Madridin.

Por, duke folur për media të martën para ndeshjes parasezonale të Realit kundër Arsenalit, Zidane u sqarua: “E para, kurrë nuk e kam ofenduar askënd dhe më e rëndësishmja asnjë lojtar”.

“Gjithmonë e kam thënë të njëjtën gjë. Lojtarët janë gjëja më e rëndësishme këtu. Unë jam me secilin lojtar që është këtu”, shtoi ai.

“E dyta, kam thënë se klubi po punon për largimin e Gareth. E treta, dhe më e rëndësishmja, ai nuk luajti (ndaj Bayernit) sepse vetë nuk deshi. Klubi po punon për largimin e tij. Tani për tani, ai është lojtar i Real Madridit dhe do të stërvitë me ne”, theksoi Zidane

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme