Taulant Xhaka zbuluar gjithçka rreh largimit nga Kombëtarja dhe mosmarrëveshjeve me trajnerin Gianni De Biasi.
Pas ndeshjes me Italinë, ku nuk luajti asnjë minutë, Xhaka vendosi të rikthehet në shtëpi pa lejen e trajnerit. Kurse, pas kthimit në Tiranë, De Biasi gënjeu duke thënë se Xhaka u largua për shkak të lëndimit.
“Jam shumë i zhgënjyer me deklaratat e trajnerit të Kombëtares që nuk e thotë të vërtetën. Unë Taulant Xhaka do ta them të vërtetën se jam plotësisht i zhgënjyer kur trajneri De Biasi thotë se ika në Basel për shkak të problemeve me lëndimet. Unë ju garantoj se asnjë problem nuk e kam, por problemi është direkt me trajnerin De Biasi, i cili më ka bërë të padrejtë pas asnjë arsyeje”, ka deklaruar Xhaka për Express.
“Kam qenë një lojtar titullar në Kombëtaren time dhe me mish e me shpirt kam luajtur për flamurin dhe atdheun tim, dhe deklarata e De Biasit se më ka mbrojtur tregon se ai nuk e thotë të vërtetën, por i lakon gjerat”, ka shtuar Taulanti.
Xhaka ka treguar se pas humbjes nga Italia ka kërkuar që të flas me trajnerin De Biasi dhe të sqarohet përse nuk po aktivizohet. Por, sipas anëtarit të Baselit është injoruar keq nga Italiani.
“Unë kam kërkua nga trajneri që të bisedon me mua dhe të më jep arsyen pse unë nuk jam titullar, por ai me ironi nuk me tregon asnjë arsye. Por, as që dëshiron të dëgjoj për mendimin tim, unë nuk lozi sot, por jam qe një kohë të gjet profesionist dhe unë i respektoj mendimin e trajnerit, por ne këtë rast ai nuk më ka mbrojtur”, thotë Taulanti.
“Mënyrën dhe sjelljen e trajnerit nuk e kuptoj kurrë dhe mua me dhimbset Shqipëria dhe populli im, kurse trajnerit i dhimbsen lekët. Juve fansave kuqe e zi dhe tërë Shqipërisë ju them se ka padrejtësi deri fund”, përfundon ai.
Shkon në 11 numri i të vdekurve në Magdeburg, reagon kancela...
Man United mund ta transferojë falas yllin e Barcelonës gjat...
Parashikimi i motit për vikend
Gjermani/ Një person hyn me makinë në tregun e Krishtlindjev...
FBI-ja po e heton sulmin në Ibër-Lepenc
Hovenier: Misioni si ambasador i ShBA-së në Kosovë, ishte nd...