Reagon Werderi: “Askush nuk na ka kontaktuar për Rashicën”

22:52 | 28 Maj 2020
A. B.

S’ka oferta e as kontakte mes klubeve për Rashicën.

Milot Rashica është një ndër lojtarët më të përmendur në Gjermani, për të cilin flitet se mund të largohet nga Werder Bremen.

Klube të shumta nga Anglia dhe Italia sipas shumë mediave interesohen për sulmuesin e Kombëtares së Kosovës.

Megjithatë, Frank Bauman, drejtori sportiv i Werder Bremen, ka thënë se deri më tani as s’kanë pasur ndonjë kontakt me ndonjë klub për Milot Rashicën, e lëre më oferta.

“Nuk kemi pasur kontakte me asnjë klub. Askush nuk na ka kontaktuar. Nuk ka asgjë specifike”, u shpreh Bauman.

Werder janë të hapur ta lënë të largohet Rashicën, por vetëm nëse arrin oferta e duhur, për të cilin duan mbi 20 milionë euro. /Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme