Shpend Ahmeti ka reaguar në lidhje me takimin derbi mes Gjilanit dhe Dritës të vendosur për t’u zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Vendimi nga Federata e Futbollit të Kosovës që ndeshja të luhet në kryeqytet ka ngjallur gjithashtu përplasje mes grupeve të tifozëve nga dy skuadrat, shkruan portali arbresh.info.
“Intelektualët” përmes një postimi në Facebook kanë thënë se e përkrahin Dritën edhe në ndonjë planet tjetër, por shtojnë se pse kjo “pasi e qytetit po i ipet një qyteti tjetër për arsye banale”.
Nga ana tjetër, “Skifterat” kanë thënë se “vetëm frikacakët ankohen dhe vajtojnë ndaj këtij vendimi”.
I fundit në lidhje me këtë që ka reaguar është kryetari i Komunës së Prishtinës, i cili thotë se “askush nuk ka të drejtë të ndaj lokale e as të vendos ndeshje të tjera” sepse stadiumi “i takon qytetarëve të Prishtinës”.
“Stadiumi i Prishtinës është pronë e Komunës së Prishtinës. Qe nga renovimi qeveria nuk e ka bërë pranimin teknik dhe si pasojë objekti i renovuar nuk është dorëzuar te Komuna”, ka shkruar fillimisht Ahmeti në llogarinë e tij në Facebook, përcjell arbresh.info.
“Objekti ka filluar të ketë probleme ende pa u bërë pranimi. Për shkak të rëndësisë së ndeshjeve ndërkombëtare të Kosovës nuk kemi deklaruar asgjë në lidhje me këtë”
“Por tani, dikush ka filluar të ndajë lokale e zyre e Federata ka vendosur që të luhen edhe ndeshjet tjera kampionale si Drita – Gjilani pa u konsultuar fare me Komunën.
“Stadiumi nuk është as i Qeverisë e as i Federatës. I takon qytetarëve të Prishtinës. Ne kemi nderin që aty të luajnë Kosova drejt kualifikimit për kampionat e Prishtina lojët kampionale, por askush nuk ka të drejtë as të ndajë lokale e as të vendos ndeshje të tjera”, shton Ahmeti.
I pari i Prishtinës ka kërkuar gjithashtu nga ministria që sa më parë ta dorëzojë stadiumin sipas marrëveshjes.
“Kërkojmë nga ministria që sa më parë ta dorëzoj stadiumin sipas marrëveshjes dhe po ashtu që çdo vendim për lokale e lojë të bëhet me bazë ligjore, sepse përndryshe jemi të detyruar ti lirojmë hapësirat me ligjet në fuqi”
“Ne kemi mirëkuptim, por çdo gjë duhet të bëhet me ligj dhe në përputhje me interesin publik”, përfundon Ahmeti./arbresh.info/
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...