Google ADS

Reagon sërish Prishtina: Duam tretman të njëjtë

18:12 | 4 Prill 2024
D.H

Prishtina në Lipjan të martën ishte nikoqire e Dritës, në kuadër të gjysmëfinales së parë në Kupën e Kosovës.

90-të minutat e para u mbyllën pa tundur rrjetën asnjëra skuadër, me ndeshjen e dytë në Gjilan ku do vendos përfundimisht skuadrën finaliste.

Bardhekaltërit nuk janë duke gjetur paqe, ku edhe pas kësaj ndeshje janë ankuar në ndarjen e drejtësisë.

Kryeqytetasit kanë shkruar se duan tretman të njëjtë dhe ndarje të drejtësisë të njëjtë si kundër tyre.

Reagimi i plotë:

Pas përfundimit të ndeshjes, analizimit me hollësi të materialit filmik dhe bashkëbisedimit me futbollistët tonë, akterë të rasteve diskutabile, kemi ardhur me të drejt në përfundim që rastet e apostrofuara kanë qenë milimetrisht saktë të gjykuara.

Krejt çfarë duam ne si klub, edhe situatat tona të shikohen me llupë dhe me këso gjykime të sakta milimetrike. Duam tretman të njëjtë, duam ndarje të drejtësisë me kritere të njëjta sikurse ndaj nesh!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme