Prishtina luajti baras me rezultat 0-0 ndaj Fushë Kosovës në kuadër të xhiros së 26-të në Superligën e Kosovës në Futboll.
Pas ndeshjes skuadra nga kryeqyteti është ankuar në ndarjen e drejtësisë, shkruan Arbresh.info.
Sipas tyre, gjyqtarët kosovarë vetëm drejtësi nuk po ndajnë.
Reagimi ka ardhur në rrjetin social Facebook, ku FC Prishtina shkruan se në minutën e 89-të futbollisti vendas Kastrati hap krahun e luan me dorë, nuk sinjalizon gjyqtari kryesor Ilir Mehmeti, ndërsa, sërish “flenë” VAR-i me gjyqtarin Visar Kastrati”.
Teksa ky është reagimi i plotë:
Skuadra nisi tejet dobët ndeshjen, kësaj i parapriu lëndimi në nxemje i mbrojtësit Useini çka si qendërmbrojtës u deshtë të luante kapiteni Pefqeli, pastaj lëndimi i Mujës (23’) dhe në fund kartoni i kuq i portierit Nika (32’).
Skuadra ndryshoi karakter në pjesën e dytë, me një futbollist më pak luajti shumë më mirë se në pjesëlojën e parë dhe se kundërshtari me një futbollist më tepër, rrezikoi e krijoi më shumë, por veç fatit, aty janë edhe kujdestarët e përhershëm, gjyqtarët, që do të duhej të ndanin drejtësi e vetëm drejtësi nuk ndajnë. Në minutën e 89-të futbollisti vendas Kastrati hap krahun e luan me dorë, nuk sinjalizon gjyqtari kryesor Ilir Mehmeti, ndërsa, sërish “flenë” VAR-i me gjyqtarin Visar Kastrati.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...