Peja është dënuar me 5000 euro dhe dy ndeshje pa publik nga Komisioni i Garave në kuadër të Federatës së Basketbollit të Kosovës.
Ky dënim erdhi pas ndeshjes së parë gjysmëfinale ndaj Golden Eagle Yllit, ku pejanët e humbën me rezultat 87-84, shkruan Arbresh.info.
Peja pati epërsi deri në 15 pikë dhe në momentin e rikthimit të Yllit, filluan hudhjet ndaj lojtarit të Yllit, Alonzo Verge Jr, ku edhe morri goditje.
Pas gjitha këtyre ngjarjeve Peja doli me një reagim zyrtar ku në një shkrim të gjatë shkruhet se ata janë kundër dhunës në sport, por edhe kundër pabarazisë në sport.
“Siç jemi kundër dhunës në sport – jemi edhe kundër pabarazisë në sport. Dënimi i shqiptuar për KB Pejën është më i madhi i dy sezoneve të fundit – edhe pse në vendin tonë, në shume raste, është shpërfaqur dhunë tejet më e madhe në palestrat tjera”, shkruhet ndër të tjera në reagim.
Teksa ky është reagimi i plotë:
Kujtojmë se Peja luan sonte ndeshjen e dytë gjysmëfinale ndaj Golden Eagle Yllit në Suharekë, ku Ylli ka epërsinë 1-0./Arbresh.info/
Mbyllet për një vit, Rama: TikTok nuk ka çfarë sqarimesh kër...
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...
Shënoi gol dhe asistoi, Korenica shpallet lojtari i ndeshjes...