Google ADS

Reagon Munishi pas humbjes së Ballkanit

22:55 | 19 Korrik 2023
Orgesa Haziri

Ballkani ka pësuar humbje të thellë në Bullgari nga Ludogorets.

Pasi e fitoi ndeshjen e parë me rezultat 2:0, skuadra e Ilir Dajës u gjunjëzua në përballjen e kthimit, duke humbur 4:0.

Pas, humbjes ka reaguar trajneri i njohur, Ismet Munishi.

“Veç ja keni ni zanin futbollit. Gazetar, analist, stratega, etj. Bini fleni se na keni lodhë. Edhe si i pash do baksuza që kanë shkuar në Bullgari u bona shumë skeptik për ecurinë”, ka shkruar ai.


Me këtë humbje Ballkani është eliminuar nga Champions League dhe do të garojë në Conference League./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme