Diego Armando Maradona ka treguar se është në gjendje të mirë shëndetësore pas një shqetësimi gjatë takimit të mbrëmshëm mes Argjentinës dhe Nigerisë në Kupën e Botës.
Mbrëmë u raportua se legjenda argjentinase ishte dërguar në spital pas përkeqësimit të gjendjes menjëherë pas fitores 2-1 të Argjentinës ndaj Nigerisë, por Maradona ka qenë i shpejtë ta mohojë këtë duke thënë se nuk është shtruar në spital.
Nga pamje të publikuara në rrjetet sociale, fituesi i Kupës së Botës u pa në gjendje të përkeqësuar.
Tani, ai ka zbuluar se kishte dhimbje qafe dhe problem me zemër dhe se doktori i kishte rekomanduar të shkonte në shtëpi pas pjesës së parë.
“Dua t’ju them se jam mirë, se nuk jam në spital e as nuk jam shtruar më herët”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në rrjetet sociale.
Maradona shtoi se nuk ka dashur ta dëgjojë rekomandimin e doktorit në mënyrë që të ishte dëshmitar i kualifikimit të Argjentinës në mesin e 16 skuadrave më të mira.
“Më kontrolloi doktori dhe më rekomandoi të shkoja në shtëpi para pjesës së parë, por doja të qëndroja sepse po rrezikonim [eliminimin]. Si të largohesha? Puthje për të gjithë, faleminderit për përkrahjen!”, shtoi ai
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation