Google ADS

Reagon Man City pas akuzae se do të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

13:36 | 16 Maj 2019
Arbresh.info

New York Times ka publikuar një artikull ku raporton se UEFA do të përjashtojë Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Ekipi i Pep Guardiolas do të dënohet për anashkalim të rregullave financiare të vendosura nga UEFA, ku klubi shpenzonte më shumë para se sa regjistronte të hyra nga kontratat e sponsorizimit.

Rreth kësaj çështje, ka reaguar edhe klubi i Manchester Cityt me anë të një komunikate në faqen zyrtare, ku mohon të gjitha akuzat e fundit, transmeton lajmi.net.

”Klubi i Futbollit Manchester City janë të zhgënjyer, por fatkeqësisht jo të befasuar, me njoftimin e papritur për hetimin që do të bëhet nga Shefi i Hetuesit të ICCB IC Yves Leterme.

Rrjedhjet e mediave gjatë javës së kaluar tregojnë për procesin që është mbikëqyrur nga z. Leterme.

Manchester City është krejtësisht i bindur për një rezultat pozitiv kur çështja do konsiderohet nga një organ i pavarur gjyqësor.

Akuza e parregullsive financiare mbetet plotësisht e pavërtetë dhe referimi i CFCB-së injoron një organ të plotë të provave të pakundërshtueshme të ofruara nga Manchester City FC në Chambers.

Vendimi përmban gabime, keqinterpretime dhe konfuzione që bazohen rrënjësisht nga mungesa themelore e procesit të duhur, duke mbetur çështje të ngritura të pazgjidhura nga Manchester City FC si pjesë e asaj që klubi ka konstatuar të jetë një proces i pakënaqshëm, i kufizuar dhe armiqësor”, thuhet në komunikatën e Cityt të publikuar pak minuta më parë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme