Llapi ka konfirmuar që trajneri Orges Shehi nuk do e zëvendësojë Tahir Batatina-n.
Në tri ndeshjet e zhvilluara, Llapi ka humbur të trija, kurse dje Shehi ishte parë në stadium gjë që ka shkaktuar të këtë spekulime, shkruan portali arbresh.info.
Mirëpo, Llapi ka konfirmuar që Batatina nuk do largohet, derisa Shehi ishte në ndeshje për të vëzhguar disa futbollistë të rinj.
Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:
Duke i parë shkrimet e mbrëmjes së djeshme (30.09.2020) në lidhje me pozicionin e trajnerit të K.F. Llapi, pra spekulimet dhe gënjeshtrat kinse trajneri Orges Shehi do të marrë drejtimin e klubit, REAGOJMË dhe mohojmë të gjitha këto shkrime dhe ju njoftojmë se nuk ka asgjë të vërtetë në këtë drejtim.
Trajneri në fjalë, Orges Shehi është e vërtetë se ishte dje në ndeshjen Llapi – Ballkani, por jo në lidhje me angazhimin në shtabin teknik, por ishte në vëzhgim të të disa futbollistëve të rinj të klubit.
https://www.facebook.com/KFLlapi/photos/a.10152716192437243/10158621809387243/?type=3&theater
Andaj edhe një herë, lusim mediat elektronike dhe të shkruara që për çdo informacion të kontaktojnë zyrtarët e klubit tonë të cilët në çdo moment janë të gatshëm të ofrojnë informacione në lidhje me klubin”, ka shkruar Llapi në Facebook./arbresh.info.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...