Klubi zviceran Yong Boys shpreson se gjithçka do të shkojë mirë dhe futbollistja e tij shqiptare, Florijana Ismaili, do të gjendet e gjallë një ditë pasi u zhduk në një liqe në Itali.
Futbollistja me origjinë shqiptare e Kombëtares së Zvicrës, Ismaili ishte futur në ujë në liqenin Como të shtunën pasdite dhe që prej atëherë figuron e zhdukur.
Sipas agjencisë italiane të lajmeve “Ansa”, Ismaili dhe një mike e saj e kishin marrë me qira një anije afër qytetit italian Musso në liqenin Comom rreth 20 kilometra larg kufirit me Zvicrën.
Florijana me numrin 17 duke e festuar një gol për Zvicrën
24-vjeçarja kishte kërcyer në ujë dhe prej atëherë nuk është shfaqur më. Mikja e saj ka kërkuar ndihmë menjëherë dhe një ekip i shpëtimit kishte arritur në vendin e ngjarjes.
Operacioni për shpëtimin e saj po vazhdon që prej ditës së djeshme.
Në një reagim në rrjetin social Twitter, Young Boys konfirmoi se Ismaili është zhdukur dhe se klubi ende shpreson në gjetjen e saj.
“Jemi shumë të shqetësuar, por nuk e kemi humbur shpresën se çdo gjë do të shkojë mirë. Jemi në kontakt të ngushtë me familjen e Ismailit dhe ju lutemi të mirëkuptoni se për momentin nuk mund të japim komente të tjera. Sapo të mësojmë më shumë, do t’ju informojmë”, thuhet në reagimin e klubit zviceran.
Ismaili, e lindur në Bern nga prindër shqiptarë, ka qenë pjesë e Young Boys që prej vitit 2011. Më 2014, ajo debutoi edhe në ekipin kombëtar të Zvicër dhe që prej atëherë i zhvilloi 33 ndeshje. /Gazeta Express/
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...