Vetëm disa orë pasi Conor McGregor e zyrtarizoi pensionimin e tij nga artet e përziera marciale, Khabib Nurmagomedov ka reaguar ndaj këtij lajmi.
Rivali më i madh i Conor McGregorit, Khabib Nurmagomedov i është përgjigjur lajmit se irlandezi i ka dhënë fund karrierës së tij në artet e përziera marciale duke e lavdëruar veten, transmeton Gazeta Express.
“Mund të ketë vetëm një mbret në xhungël”, shkroi rusi në llogarinë e tij në Twitter, duke e vazhdoi me një emotikon të gishtit tregues pas fjalës “I vetëm”.
Conor McGregor e zyrtarizoi sot në mëngjes pensionohet i tij nga MMA, artet e përziera marciale. Këtë gjë, ai e bëri të ditur përmes llogarisë së tij në Twitter.
“Hej djelmosha, e kam një deklaratë të shkurtër. Kam vendosur të pensionohem nga sporti i cili njihet zyrtarisht sot si “Artet e përziera marciale”, shkruan irlandezi 30-vjeçar.
“U uroj të gjithë ish-kolegëve të mi të shkojnë sa më shumë përpara në këtë garë. Tani u bashkohem ish-kundërshtarëve të mi në pensionim”.
Ky lajm vjen vetëm dy javë pasi McGregor u arrestua në jug të Floridës pasi besohet se ia kishte vjedhur dhe shkatërruar një burrit një telefon, pasi ai kishte tentuar ta bënte një fotografi me irlandezin.
McGregor u akuzua për vjedhje dhe shkaktim të dëmit, sipas raportit të policisë së Miamit.
Në vitin 2016, McGregor kishte thënë se ai ka vendosur që do të pensionohet kur të jetë i ri, edhe këtë herë përmes Twitterit, pasi kishte pësuar disfatë ndaj Nate Diazit. Megjithatë, ai iu kthye arteve të përziera marciale vetëm tre muaj më vonë, për një rimeç me amerikanin.
Kurti: Nga 1 janari do të kemi pikëkalime të përbashkëta kuf...
Mickoski: Bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliar...
Takimi ndërqeveritar, Kurti: Partnerë të lidhur jo veç prej ...
Amorimi sot mban seancën e parë stërvitore me Unitedin
Vendimi i Biden për raketat/ Kremlini: SHBA po i hedh benzin...
Rama prezanton bonusin e pensionistëve, pas protestës së opo...