Google ADS

Reagon Ismet Munishi, kërkon falje për incidentin e sotëm

18:35 | 3 Prill 2022
Lorik Gerbeshi

Portieri i FC Ballkanit, Stivi Frashëri u sulmua nga tifozët e Gjilanit me ç’rast edhe përfundoi në emergjencë.

E në lidhje me këtë incident ka reaguar edhe trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi.

Munishi ka kërkuar falje për incidentin e sotëm, derisa ka shtuar se asnjë individ nuk mund të hedh hije të keqe mbi “Skifterat” dhe Gjilanin./Arbresh.info

Reagimi i plotë i tij pa ndërhyrje:

Si trener i Sc Gjilanit dhe prind që jam kerkoj falje per incidentin që ndodhi ne ndeshjen sot ne mes të dy skuadrave me të mira ne Superlige Sc Gjilanit dhe Ballkanit nga Suhareka sepse Stivi është djal i joni shqiptare dhe lojtare i joni aq me shume kunder Ballkanit dhe Xhebrailave që mardhaniet edhe personale edhe të klubeve tona janë të shkelqyera.

Asnje individ nuk mund të hedh hije të keqe mbi Skifterat dhe Sc Gjilanin .

Stivi sherim të shpejt.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme