Ish-selektori i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Albert Bunjaki, ka reaguar për vdekjen e papritur e kreut të FFK-së, Fadil Vokrri.
Vokrri ndërroi jetë sot në orët e mëngjesit pas një sulmi në zemër, teksa po ushtronte në palestër.
Albert Bunjaki, të cilin Vokrri e emëroi trajner të Përfaqësueses së Kosovës në vitin 2009, ka thënë se ai në fëmijërinë e tij kishte vrapuar pas veturës së “idollit të tij”.
Lexoni shkrimin e Albert Bunjakit:
Si fëmijë më kujtohet, vrapoja pas veturës golf e kuqe, madje edhe targat i mbaj në mend PR 280 – 38.
Edhe unë si gjithë fëmijët e tjerë vrapoja pas idollit tonë.
Sporti na bashkoi.
Ti ishe ai që në momentet më të rëndësishme të futbollit, më ftove dhe ofrove besimin që së bashku të fillojmë të ndërtojmë të ardhmen e futbollit kosovar.
Dhe sot po nisem në këtë udhtim të përhershëm, jo si dikur për të takuar për punë, por për të dhënë lamtumirën e fundit, aspak e lehtë kryetar!
I përjetshëm do të jetë kujtimi për ju kryetar!
Ngushëllime të thella familjes, Federatës së Futbollit te Kosovës, futbolldashësve dhe gjithë shqiptarëve
!Me respekt,
Albert Bunjaki
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...