Reagon FIFA në lidhje me ankesën e klubit nga Madridi për Barcelonën

16:30 | 20 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA, ka reaguar në lidhje me ankesën që i ka bërë Atletico Madrid, skuadrës së Barcelonës në lidhje me transferimin e mesfushorit Antonie Griezmann, shkruan arbresh.info.

FIFA njofton se kanë marrë një ankesë nga klubi spanjoll.

Klubi nga Madridi pretendon se Barcelona synon që ta transferojë në mënyrë të paligjshme futbollistin e Kombëtares së Francës pasi që ai ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2020.

Mbetet për tu parë se çfarë vendimi do të marrë FIFA në ditët në vijim në lidhje me këtë çështje. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme