Pas përfundimit të ndeshjes në mes të SK Slovan Bratislavës dhe KF Feronikelit, ku janë dëgjuar thirrje nacionaliste të nxitur nga tifozë të këtij ekipi, ka reaguar Federata e Futbollit të Kosovës (FFK)
Në një reagim të publikuar në faqen e tyre në internet, FFK, i ka dënuar ashpër këto thirrje dhe i ka quajtur primitive, të pakuptimta dhe aspak reale.
FFK ka bërë thirrje në UEFA dhe në FIFA që të marrin masa rigoroze kundër ekipit sllovak konform rregulloreve,
Ata po ashtu kanë kërkuar reagim edhe nga Federata e Futbollit të Sllovakisë.
Më poshtë reagimi i FFK-së:
Federata e Futbollit e Kosovës i dënon ashpër thirrjet dhe sloganet e paraqitura sot në ndeshjen e Europa Leagues në Bratislavë nga tifozët në ndeshjen Slovan – Feronikeli. Parullat dhe thirrjet e tilla, FFK-ja, i vlerëson si primitivizëm, të pakuptimta dhe natyrisht aspak reale. Ëndrrat e Serbisë dhe të përkrahësve të tyre si dhe mashtrimet ndaj popullatës së tyre janë shumë të dëmshme edhe për vet ato klube dhe federatat e tyre, të cilat lejojnë këso anomali nëpër stadiumet e tyre. Me këtë rast, ftojmë UEFA-në dhe FIFA-n që të marrin masa sa më rigoroze (konform rregulloreve të tyre) ndaj këtyre thirrjeve dhe sloganeve, në mënyrë që kjo të ndikojë edhe në klubet e tjera në parandalimin e sjelljeve të tilla. Njëkohësisht kërkojmë nga Federata Sllovake që të reagojë për këto slogane të porositura kundër klubit tonë kampion dhe u bëjmë me dije se jemi partnerë të barabartë në UEFA e FIFA.
Ndërkohë, përgëzojmë futbollistët e KF “Feronikeli” që përkundër thirrjeve dhe sloganeve të tilla treguan lojë burrërore dhe besojmë në suksesin e tyre të mëtejmë.
Prishtinë, 24 korrik, 2019
Presidenti, Agim Ademi
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...