Federata e Futbollit të Kosovës ka reaguar për sulmin fizik që i është bërë trajnerit Faruk Statovcit.
Trajner i Përfaqësueses U-15, është sulmuar afër banesës së tij në Prishtinë, pas pjesëmarrjes në një emision televiziv.
FFK e ka dënuar ashpër këtë sulm fizik ndaj Statvocit, derisa ka kërkuar nga organet e rendit që ky rast të zbardhet sa më parë.
“Federata e Futbollit e Kosovës me shqetësim ka mësuar lajmin se mbrëmjen e kaluar persona të panjohur e kanë sulmuar fizikisht ish-futbollistin e njohur dhe trajnerin e Kombëtares U15, Faruk Statovci, në afërsi të banesës së tij në Prishtinë, pas pjesëmarrjes në një emision televiziv”, thuhet fillimisht në reagimin e shtëpisë së futbollit kosovar. FFK e dënon ashpër dhunën e ushtruar ndaj trajnerit Statovci, i cili tash e sa kohë me përvojën dhe intelektin e tij kontribuon edhe në cilësi të analistit në disa emisione sportive në televizionet vendore.Një ngjarje e tillë e rëndë e ka goditur jo vetëm familjen Statovci, por edhe komunitetin e futbollit në tërësi. Prandaj, i bëjmë thirrje autoriteteve ligjzbatuese në vend që të punojnë në mënyrë intensive për hetimin dhe zbardhjen e këtij rasti, në mënyrë që personat që ndërmorën këtë akt çnjerëzor të vihen sa më parë para drejtësisë. Shpresojmë se ngjarje si kjo të mos ndodhin asnjëherë, pasi ato cenojnë lirinë e shprehjes por edhe imazhin e futbollit. Njëherësh FFK dhe i gjithë komuniteti i futbollit i dëshiron Faruk Statovcit shërim të shpejtë dhe rikthim në punën e tij të përditshme si trajner i grupmoshave të reja”, thuhet në komunikatëm e FFK-së./arbresh.info
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...