Reagon Federata e Basketbollit e Kosovës për rastin e vizave të Bashkimit

16:43 | 19 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka shprehur mirënjohje për Ambasadën e Bullgarisë në Kosovë, duke theksuar se bullgarët gjithnjë i kanë mbështetur kosovarët për t’u pajisur me viza kur kanë qenë në pyetje udhëtimet për ndeshje basketbollistike në Bullgari.

Ky reagim i FBK-së ka ardhur pas reagimit të Ambasadës së Bullgarisë në Prishtinë, e cila bëri të ditur se u ka dhënë viza anëtarëve të Bashkimit për të shkuar në Bullgari për ta luajtur ndeshjen kundër Rilski Sportist në kuadër të Ligës Ballkanike.

Kjo ndeshje qe dashtë të zhvillohet sot, kurse Liga Ballkanike e ka regjistruar me rezultat 20:0 për bullgarët, duke njoftuar se Bashkimi nuk ka mundur të udhëtojë shkaku u problemeve për t’i pajisur me viza disa lojtarë por edhe shkaku i disa problemeve administrative të klubit kosovar. 

Në reagimin e FBK-së thuhet:

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) tash e sa vite ka bashkëpunim shumë të mirë me Ambasadën e Bullgarisë në Prishtinë më saktësisht me Shërbimin Konsullor të kësaj Ambasade, e cila gjithnjë ka qenë korrekte me FBK-në.

Prej vitit 2015 kur FBK është bërë anëtare me të drejta të plota në FIBA është duke marr pjesë me 5 Përfaqësuese të Reja në Kampionate Evropiane, Divizione B dhe C, ku këto gara janë organizuar edhe në Bullgari dhe kështu Ambasada e Bullgarisë në Prishtinë gjithnjë ka qenë bashkëpunëtore e ngushtë e FBK-së, duke treguar gadishmëri dhe korrektësi në çdo aspekt.

Andaj Federata e Basketbollit e Kosovës ndjen keqardhje për atë çfarë ka ndodhur me klubin e basketbollit Bashkimi nga Prizreni dhe me këtë rast deklaron se nuk mban përgjegjësi për veprimet individuale të klubeve, të cilat nuk kane qenë të koordinuara apo edhe në dijeni të FBK-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme