Federata e Basketbollittë Kosovës (FBK) ka lëshuar një reagim lidhur me situatën e krijuar në mes Ambasadës së Bullgarisë në Kosovë dhe KB Bashkimi.
Fillimisht u spekulua se moszhvillimi i ndeshjes ishte bërë për shkak të mospajisjes së lojtarëve me viza.
Por, në një reagim të Ambasadës së Bullgarisë në Prishtinë, konfirmohet se KB Bashkimi ishte pajisur me kohë me viza, por se klubi i ka tërhequr vet pasaportat.
Tashmë ka reaguar edhe shtëpia më e madhe e basketbollit të Kosovës, e cila ndjen keqardhje për atë çfarë ka ndodhur me Bashkimin.
“FBK ka bashkëpunim shumë të mirë me Ambasadën e Bullgarisë, që ka qenë gjithnjë korrekte me FBK-në. Prej vitit 2015 kur FBK është bërë anëtare me të drejta të plota në FIBA është duke marr pjesë me 5 Përfaqësuese të Reja në Kampionate Evropiane, Divizione B dhe C, ku këto gara janë organizuar edhe në Bullgari dhe kështu Ambasada e Bullgarisë në Prishtinë gjithnjë ka qenë bashkëpunëtore e ngushtë e FBK-së, duke treguar gatishmëri dhe korrektësi në çdo aspekt. Andaj Federata e Basketbollit e Kosovës ndjen keqardhje për atë çfarë ka ndodhur me klubin e basketbollit Bashkimi nga Prizreni dhe me këtë rast deklaron se nuk mban përgjegjësi për veprimet individuale të klubeve,të cilat nuk kane qenë të koordinuara apo edhe në dijeni të FBK-së”, ka bërë të ditur FBK-ja në komunikatën e saj.
Bashkimi nuk ka udhëtuar në Bullgari për ndeshje ndaj ekipit të Rilskit, ndërsa BIBL ka regjistruar ndeshjen me rezultat zyrtar 20-0 në të mirë të ekipit bullgar. Supozohet se pesë herë fituesi i “Topit të Artë” vijon të jetë i vendosur për tu larguar nga Real Madrid, pas skandalit të taksave të shpërthyer verën e fundit. Ronaldo gjithashtu konfirmoi në nëntor se nuk është i interesuar për të rinovuar kontratën e tij në Bernabeu. /Telegrafi/
Zarf gri dhe eleminim, sonte pritet një ‘prime’ i zjarrtë në...
Kumbaro: Buxheti 2025 me rritje – 10,4 milionë vizitor...
Projektbuxheti 2025- Balluku: Financim Korridorit 8 dhe Blu,...
A të bën të lumtur paraja? Përgjigjen banorët
Kosova dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë Memorandumin e M...
Haradinaj: Të tjerët japin grante për familjarë, ne do të ul...