Mason Greenwood është duke kaluar periudhën e tij më të errët edhe pse ende është thjesht një 20-vjeçar. Sulmuesi i Manchester United është vendosur nën akuzë nga e dashura e tij për dhunë seksuale dhe fizike, ndërsa disa ditë i kaloi edhe në burg.
Sakaq, Greenwood me këtë gjest të ulët, i cili në fakt duhet ende të provohet nga drejtësia, ka humbur fansat e tij, ndërsa edhe Manchester United dhe Nike kanë ndërprerë marrëdhëniet me të derisa ngjarja të sqarohet plotësisht.
Ndërkaq, për herë të parë ka reaguar edhe vajza e cila ka denoncuar futbollistin, Harriet Robson. Kjo e fundit thekson se për disa kohë do të largohet nga rrjetet sociale, ndërsa fton policinë t’i dërgojë deri në fund hetimet.
“I jam shumë falenderuese të gjithë njerëzve që më kanë dërguar mesazhe mbështetëse, ditët e fundit kanë qenë shumë të vështira për mua. Tanim më duhet nëj pushim nga rrjetet sociale ndërsa ftoj policinë t’i dërgoj deri në fund hetimet”, u shpreh Robson.
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...
Rasti i Xuxit me Kevinin, reagon nëna e këtij të fundit: Mar...
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...