Kampioni në fuqi i Kosovës, Drita ka reaguar pas ankesës së Trepçës ’89.
Skuadra mitrovicase ka paraqitur ankesë në FFK në lidhje me klubin gjilanas për aktivizimin e lojtarit Ardit Mustafa.
‘Minatorët’ janë ankuar se Ardit Mustafa nuk ka qenë i licencuar nga klubi gjilanas dhe nuk ka pas të drejtë loje.
Kësisoj ata kanë kërkuar nga FFK që Drita të dënohet me minus nëntë pikë.
Por nuk ka vonuar dhe ka ardhur reagimi i klubit gjilanas nëpërmjet faqes së tyre zyrtare.
Drita ka ftuar tifozët e saj të jenë të qetë, pasi sipas tyre nuk ka asnjë parregullsi.
“Duke parë që nëpër portalet tona po qarkullojnë lajme se kinse klubi jonë FC DRITA mund ti humbë 9 pikë për shkak të parregullsive në ndeshjen e fundit përballë Flamurtarit”
“Përmes këtij reagimi dëshirojmë që ta njoftojmë të gjithë opinionin futbolldashës që ne si kampionë aktualë jemi shumë të vëmendshëm në vendimet që i marrim dhe se nuk ka asnjë parregullsi dhe gjithçka është konform rregullave të FFK-së”
“Këtë gjë e kemi dëshmuar më së miri edhe në garat ndërkombëtare andaj i ftojmë të gjithë tifozët tanë që të jenë të qetë për këtë situatë që është krijuar”, thuhet në njoftimin e klubit bardh e kaltër.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...